Ish ministri i Drejtësisë Bylen Saliu në një deklaratë për media ka thënë se “bombat” apo përgjimet e fundit nuk kanë krijuar asnjë përçarje në parti dhe se BDI është më e fuqishme se kurrë, transmeton MEDIAL.mk.
“Ju ishit dëshmitarë të një evenimenti të mrekullueshëm ku BDI në përvjetorin e saj dëshmon se është më e fuqishme se kurdoherë. I mbajmë qëndrimet që organet e hetuesisë dhe të drejtësisë të merren me këtë”, ka thënë Saliu.
“As si kam dëgjuar as nuk i dëgjoj sepse këtu ka organe dhe ne kemi kërkuar që të hapet hetim por jo të përdoren e të keqpërdoren në tregun e zi përgjimet që janë shitur në Bit Pazar, Sofije, Stamboll…, për të parë çfarë kanë fol privatisht”, ka thënë lideri i BDI-së Ali Ahmeti.
Mbrëmë në rrjetin social Fejsbuk janë fshirë të gjitha profilet e El Çekës. Ndërkohë, Prokurorja speciale Katica Janeva ka kërkuar që përgjimet të hetohen se nga janë siguruar.
Comments are closed for this post.