Komisioni Rregullator për Energjetik ka rritur çmimet e derivateve të naftës për mesatare prej 1.53%, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga mesnata EUROSUPER BS-95 shtrenjtohet për 1 denarë dhe do të shitet për 61.50 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 shtrenjtohet për 0.50 denarë dhe do të shitet për 63.50.

Çmimi i dizelit do të shtrenjtohet për 1 denarë dhe do të shitet për 53.50 denarë.

Derivatet e vajrave ekstra të lehta do të shiten për 53.00 denarë për litër.