Në Mavrovë dhe Lazaropole gjatë 24 orëve të fundit ka pasur më shumë reshje. Në Mavrovë, sipas informacionit të DPHM kanë rënë 47 litra shi në metër katror dhe 45 litra në Lazaropole.

Reshje të shiut janë regjistruar më shumë në pjesën perëndimore të vendit. Në Manastir dhe Pretor kanë rënë 32 litra në metër katror, në Pozharane 30 litra, Krushevë 28, Ohër 23 litra, Dibër 19, Tetovë, Kumanovë dhe Topollçan 12 litra, Prilep 10, tetë në Shkup Petrovec, shtatë në Shkup Zajçev Rid dhe Gjurishte, tre në Shtip, dy në Gjevgjeli dhe një litër në Strumicë, Kriva Pallankë, Demir Kapi, Berovë dhe Dojran.

Edhe gjatë ditës meteorologët paralajmërojnë reshje më të mëdha, të cilat lokalisht do të jenë në formë të motit të ligë, me bubullima, erë të përforcuar dhe kushte për paraqitje të breshëri.

Temperatura do të lëviz prej 12  deri në 19 gradë Celsius.

Në Shkup, mot kryesisht me vranësira dhe me reshje të shiut, ndërsa temperatura do të rritet deri 19 gradë.

Moti jostabil do të kemi deri të premten, në disa vende me reshje të shiut prej 50 deri 60 litra në metër katror. Proceset lokalisht do të jenë në formë të motit të ligë me bubullima, erë të përforcuar dhe paraqitje të breshrit.

Përmirësim të motit më të ngrohtë dhe me diell meteorologët paralajmërojnë për fundjavë.