Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa në viset më të larta në veriperëndim, perëndim dhe jugperëndim të vendit. Në pjesët e tjera rrugët janë vende-vende të lagështa.

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë informon se reshje të borës me intensitet mesatar vërehen në Mavrovë, ku vende-vende ka mbetje të borës së lagësht.

Reshje të borës me intensitet të dobët vërehen në grykat malore Strazhë dhe Pletvar, por nuk paraqesin pengesë për zhvillimin normal të komunikacionit.