Me përkushtim dhe punë në edukimin e hershëm të fëmijëve tanë, që të kemi fëmijë të lumtur dhe shoqëri të shëndoshë në të ardhmen!
Duke pasur parasyshë kërkesat e shumta për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet e komunës së Sarajit, pas përfundimit të të gjitha procedurave u vendos që prej ditës së hënë (01.03.2021) do të fillojnë të funksionojnë edhe nga dy grupe shtes në të dy objektet e çerdhes “Filizi”, edhe ate prej datês 01.03.2021 (e hënë) në çerdhen “Filizi” në Saraj dhe në objektin “Futura” në Kondovë do të fillojnë me punë edhe grupet e fëmijêve prej 9 muajsh deri në 2 vjet, të cilët vetëm janë të formuara si dhe grupet tjera prej 2 vjet deri 3 vjet, të cilët do të formohen. Grupet prej 9 muaj deti në 2 vjet do të numrojnë nga 8 fëmijë, ndërsa grupet prej 2 vjet deri në 3 vjet do të numërojnë nga 15 fëmijë duke i respektuar masat mbrojtëse për pandemin.
Të gjithë së bashku duke vepruar për të krijuar mundësi më të mira për të ardhmen e fëmijëve tanë.