Më 03,04 dhe 05.09.2019 (e martë, mërkurë dhe e enjte) nga ora 09:00 deri në orën 11:30, do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit në bulevardin “Ilinden”, me ç’rast komunikacioni do të orientohet nëpër rrugët përreth për shkak të mbajtjes së manifestimit ndërkombëtar sportiv “FIS roler ski kup”.

Sektori për siguri në komunikacionin rrugor sot informoi se në organizimin e Federatës së skiatorëve të RMV, Klubi për biatlon dhe disiplina nordike “Olimpik Ski”, Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Karposhit, rruga në lëvizje për “FIS roler ski kup” është nga Qendra sportive “Boris Trajkovski” deri tek udhëkryqi i bulevardit “Ilinden” me rrugën “Lublanska” (korsia e djathtë shikuar në drejtim të lindjes drejt perëndimit) në Shkup.

MPB-ja apelon deri tek qytetarët që t’i respektojnë urdhrat që i japin nëpunësit policorë nëpër rrugët përmes të cilave do të zhvillohet ngjarja.