Halkbank dhe elefanti Halki i ftojnë prindërit dhe fëmijët në një festë të përbashkët gjatë festimit të ditëlindjes së Kopshtit Zoologjik në Shkup, që do të mbahet këtë javë më 1 shtator duke filluar nga ora 12:00.

Me rastin e 93 vjetorit të Kopshtit Zoologjik, përgatitet festë e shkëlqyer e cila do të ketë edhe lojë shpërblyese për vizitorët, prerje të tortës së ditëlindjes, performancë nga Kori i Fëmijëve, paraqitje teatrale dhe paradë nga maskotë të “Disneyt”.

Gjatë kohës së festës, të pranishmit do të kenë mundësi të takohen edhe me elefantin Halki, maskotën e Halkbank për kursim të fëmijëve, i cili do të argëtojë fëmijët, do t’i mësojë për domethënien e kursimit dhe për atë se si krijohen shprehitë e kursimit që në fëmijëri.

Halkbank është partner i konfirmuar i Kopshtit Zoologjik dhe në drejtim të kësaj, edhe në të ardhmen do të mbështesë aktivitetet e Kopshtit.