Një recetë ëmbëlsire unike që do t’ju shijojë së tepërmi këto ditë të ngrohta.

Ju nevojiten:

▪ 300 gr pastë prej susamit të pastër të bluar (quhet tahini)
▪ 300 gr mjaltë
▪ fara susami
▪ pak vaj susami (ulliri ose luledielli)

Përgatitja:

Përzieni mirë dhe bëni toptha. Lini pak në frigorifer që të forcohen – dhe kjo është e gjitha.

Këshilla:

Tahinin mund ta gatuani vetë. Ju nevojiten fara të papjekura të qëruara të susamit, pak vaj susami, bën edhe vaj ulliri apo luledielli (dy lugë të vogla vaj për një gjysmë apo një filxhan të plotë fara).

Para se t’i bluani në blender, farat fërgoni pak në fultere derisa të marrin ngjyrë ari.

Kujdes që susami të mos digjet, sepse do të bëhet i hidhur.

Qiteni në blender, shtoni vajin dhe bluajeni derisa të përfitoni masën e dendur dhe të lëmuar.