Zjarr në rrugën drejt vendkalimit kufitar Bllacë, po digjet bar i thatë dhe po lëviz drejt pyllit, njoftoi Qendra për menaxhim me kriza.

Ekipet e Brigadave zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit kanë arritur në vendngjarje, së bashku me pjesëtarë të policisë, ndërsa janë informuar edhe NJVL Çuçer Sandevë dhe NP Karaxhicë.

QMK informon se deri në orën 13, në shtet janë regjistruar katër zjarre aktive në sipërfaqe të hapura dhe një zjarr i lokalizuar.

Aktivë janë zjarret në fshatin Beshishtë të Prilepit, ku po digjet pyll i përzier, bimësi e ulët është djegur pranë varrezave të Prilepit, zjarri në fshatin Creshnevë, vend i quajtur Ceropole në komunën e Makedonski Brodit, ku është përfshirë pyll lisi i degraduar dhe shkurre dhe zjarri në komunën e Çashkës.

U lokalizua zjarri në deponinë në Dellçevë.