Deputetët e pushtetit dhe opozitës në ditën e fundit të debatit të përgjithshëm mbi rishikimin e buxhetit, nuk arritën t’i harmonizojnë qëndrimet nëse ekziston apo jo një komponent zhvillimore. Partitë e opozitës mbeten të mendimit se rishikimi shtetëror do t’i çojë qytetarët në varfëri shtesë, sepse pushteti bëri rishikim shtesë vetëm me qëllimin për të realizuar një ryshfet parazgjedhor.

Borxhi publik sipas parashikimeve është 62,5 për qind që paraqet tendencë të problemeve financiare që i ka një shtet. Ky shtet kohët e fundit në çdo buxhet ka deficit më të madh dhe ka krizë, dhe nëse shkohet me këtë dinamikë mund të bankrotojmë dhe të kemi probleme shtesë financiare. Si në buxhetin fillestar për vitin 2021 dhe në rishikimin parashihet buxhet social, dhe nuk ka komponentë zhvillimore“- deklaroi Adnan Neziri – Deputet i Aleancës së Shqiptarëve.

Për shumicën, rishikimi është social dhe zhvillimor. Nga njëra anë, ka siguruar para për të ndihmuar ekonominë dhe qytetarët, por edhe për realizimin e investimeve kapitale.

Nëse shohim pjesën e shpenzimeve, ndahet në dy pjesë, funksional dhe buxhet ekonomik. Ky buxhet është social, shtylla e parë është aspekt social dhe siguria, në aspekt të shpenzimeve ka më shumë transfere sociale, dhe nëse shohim vlerën e buxhetit 4.3 miliard euro, ai është buxhet optimist. Zotëri Adnan ju jeni ekonomist, e dini se në kohë pandemie të kesh buxhet optimist, me parametrat që i ka ky rishikim është guxim i madh”- pohoi Bedri Fazli – Deputet i BDI-së.

Me rishikimin, megjithatë, shumica e ministrive do të kenë të njëjtat buxhete. Ka një rritje të parave në Ministrinë e Punës dhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe ka një rënie në Ministrinë e Transportit me gati 10 milion euro. Qeveria do të ketë në dispozicion 120 milion euro shtesë nga buxheti i planifikuar fillimisht. Edhe me ri-planifikimin e buxhetit, parashikimet e qeverisë mbetën të njëjtat me pritjet fillestare, që rritja e ekonomisë për këtë vit të jetë 4.1 për qind.