Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka miratuar pakon e 5 ekonomike e cila përmban katër shtylla, njoftoi kryeministri Zoran Zaev.

Përmban 29 masa në vlerë prej 9.7 miliardë denarë apo rreth 160 milion euro.

“Nga këto, 91.7 milionë euro janë shpenzime buxhetore direkte. Janë ndarë në katër shtylla. E para parasheh, financim direkt i kompanive me qëllim të ruajtjes së vendeve të punës edhe atë në sektorin për turizëm, artizanat, hoteleri, transport, industri… Shtylla e dytë është ndihmë financiare për likuiditet në sektorin privat me kredi pa normë të interesit për ruajtjen dhe rritjen e numrit të punëtorëve dhe nxitje të zhvillimit dhe rritjes së kompanive. Shtylla e tretë, ulje e tatimit parafiskale dhe lehtësim tatimor. Shtylla e katërt, më e rëndësishmja ndihmë direkte për qytetarët e goditur nga pandemia”, tha Zaev, transmeton TV21.

Në konferencë i pranishëm është edhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.