Miratohet vendimi që në të gjithë shkollat fillore në territorin e Maqedonisë ndalohet përdorimi i celularit nga nxënësit. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, që prej sot 4.9.2023 hyn në fuqi ndalesa absolute e bartjes së telefonave në shkollë dhe përdorimi i kufizuar i telefonave nga arsimtarët.

Po ashtu pirja e duhanit në shkollë është kthyer në një shqetësim si për autoritetet e institucioneve ashtu edhe për nxënësit tanë. Këshilli ynë i shkollës bashkë me drejtorin kanë vendosur që pirja e duhanit në ambientet e shkollës nga data : 04.09.2023 do të jetë rreptësisht i ndaluar.

Çdo prind do ta ketë numrin e telefonit të kujdestarit të klasës, të shërbimit profesional dhe të drejtorit për çdo nevojë të nxënësit. Ky lajmërim duhet të merret si serioz, sepse çdo telefon i zënë në hapsirat e shkollës do të merret dhe nuk do të kthehet deri në fund të vitit shkollor” – thuhet në njoftim.