Në prag të manifestimeve tradicionale të maturës, të cilat gjatë kësaj jave do të fillojnë në rajonin e Tetovës dhe të Gostivarit, Sektori për punë të brendshme Tetovë, së pari apelon deri tek maturantët, që ti përmbahen shfrytëzimit të veturave deri te objektet hotelerike dhe anasjelltas, e veçanërisht nëse nuk kanë kaluar testin për patentë shoferi, ose nëse nuk posedojnë leje valide.

Maturantëve ju bëhet me dije, gjithashtu, pa dallim se a posedojnë patentë shoferi apo jo, të mos ulen përpara timonit në gjendje të alkoolizuar, dhe transportin deri tek objekti hotelerik dhe anasjelltas, ta kryejnë në mënyra tjera më të sigurta.

Sektori për punë të brendshme Tetovë, njëkohësisht i njofton maturantët, që ti përmbahen prishjes së rendit dhe qetësisë publike, nëpërmjet të inicimit apo pjesëmarrjes në përleshje, lëshimi i muzikës me ton të lartë, ose me përdorimin e armëve të zjarrit ose armëve të gazit.

Çdo mosrespektim i këtyre apeleve dhe paralajmërimeve, çdo shkelje do të sanksionohet në mënyrë adekuate, me qëllim që të mundësohet realizimi i sigurt dhe normal i mbrëmjeve të maturës, pa dallim se a bëhet fjalë për objekt hotelerik apo në vende të hapura.

Pjesëtarë të policisë të Sektorit për punë të brendshme Tetovë, gjatë këtyre ditëve do ti vizitojnë të gjitha shkollat e mesme, kurse më vonë edhe shkollat fillore, si dhe objektet hotelerike në të cilat do të organizohen mbrëmjet argëtuese të maturës dhe të semimaturës.