Një 47-vjeçar ka ndërruar jetë nga gjuajtja me armë gjatë mbrëmjes së djeshme në një çajtore në Çair të Shkupit.
Sipas njoftimit të MPB-së, ngjarja është raportuar rreth orës 21:40, gjegjësisht është raportuar se dy persona kanë gjuajtur me armë automatike në rrugën “Vëllezërit Rexhepagiqi”.
“Nga të shtënat me armë zjarri është lënduar rëndë J.I. (47) nga Shkupi, i cili është dërguar në Kompleksin klinik “Nënë Tereza”, ku rreth orës 22:20 ka ndërruar jetë. Po ashtu, plagë kanë marrë edhe M.A. (43) dhe L.Sh.(42) nga Shkupi, të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Comments are closed for this post.