Me duartrokitje të forta dhe ovacione prej disa minutave u përfshëndet shfaqja e Teatrit të Manastirit, “Arturo Ui” nga Bertold Breht, në regji të Qëndrim Rijanit, mbrëmë në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë, informojnë nga Ministria e Kulturës.
Me duartrokitje të forta dhe ovacione prej disa minutave u përfshëndet shfaqja e Teatrit të Manastirit, “Arturo Ui” nga Bertold Breht, në regji të Qëndrim Rijanit, mbrëmë në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë, informojnë nga Ministria e Kulturës.
Shfaqjen e ndoqën ministret e Kulturës të Maqedonisë dhe Shqipërisë, Bisera Kostadionovska Stojçevska dhe Elva Margariti. Kjo është pjesëmarrja e parë e një teatri nga Maqedonia në skenën e Teatrit Kombëtar në Shqipëri pas më shumë se 30 viteve, këtë herë e realizuar me mbështetjen e Qendrës Informative Kulturore të Maqedonisë në Tiranë.
“Kjo vizitë triumfuese e ansamblit të Teatrit të Manastirit në Tiranë është ngjarje domethënëse për bashkëpunimin në fushën e teatrit dhe kulturës mes dy vendeve. Gjuha maqedonase me një shprehje aktuale teatrale kumbonte para sallës së mbushur me njerëz në skenën kryesore të teatrit në Shqipërinë fqinje dhe produksioni ynë u prit me emocione të sinqerta, me komplimente dhe miqësi të madhe. E gjithë atmosfera e çiltërsisë dhe solemnitetit është për ne një konfirmim i cilësisë së ekipit të ‘Arturo Ui’, por është edhe një udhërrëfyes drejt rrugëve të mundshme të bashkëpunimit në kulturë. Kjo ngjarje na tregon mundësitë e pafundme që na presin në drejtim të bashkimit dhe njohjes së kulturave mes dy popujve dhe për krijimin e një imazhi më të pasur kulturor në këtë pjesë të Ballkanit”, tha ministrja e Kulturës, Kostadinovska-Stojçevska.
Në shfaqjen e regjisorit Qëndrim Rijani, asistent i regjisë është Jovan Ristovski, dramaturge Biljana Krajçevska, skenograf Valentin Svetazarev, ndërsa kompozitor është Timor Domi.
Urimet dhe duartrokitjet shkuan për aktorët Ivan Jerçiq, Ilina Çorevska, Nikolla Stefanov, Hari Mihajlovski, Valentina Gramosli, Viktorija Stepanovska-Jankulovska, Nikola Projçevski, Sandra Gribovska, Anastasia Hristovska, Aleksandar Dimitrovski, Petar Spirovski dhe Aleksandar Stefanovski.
Kostumograf i kësaj shfaqje por edhe i shfaqjeve të tjera të Teatrit të Manastirit, autor me karrierë evropiane është Bllagoj Micevski. Një pjesë e kreacioneve të tij janë të ekspozuara në QIK të Maqedonisë në Tiranë si pjesë e kësaj ngjarjeje tetarore në Shqipëri.
Comments are closed for this post.