Për shkak të zjarrit në Parkun Nacional “Jasen”, rruga rajonale R1106 Makedonski Brod-Shkup ende mbetet e mbyllur për çdo lloj të automjeteve.
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të lagështa.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Për shkak të pushimeve verore, ka frekuencë të shtuar të automjeteve, në VK Bogorodicë koha e pritjes është rreth 30 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata gjatë hyrjes ose daljes nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Nga 1 korriku deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore në Maqedoni u vendos regjim i përkohshëm veror i trafikut, i cili ndalon lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese me një masë totale mbi 15 ton, gjatë fundjavave dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta.
Në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta, të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, ndalimi do të jetë në fuqi gjithashtu prej të hënës deri të enjtën në periudhën prej 11:00 deri 17:00.
Kufizimi nuk vlen për automjetet që transportojnë kafshë, lule, ndihmë humanitare, kultura drithërash dhe mallra që prishen, naftë dhe derivate të naftës, transport të materialeve të rrezikshme dhe automjete që kryejnë transport për kompani që kanë lidhur kontrata për zbatimin e projekteve në rrugët shtetërore me Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore.
Në rrugën magjistrale A2: Shkup – Ohër – Shkup (e vlefshme deri më 1 shtator), lëvizja e automjeteve të rënda mallrash, masa totale e të cilave tejkalon 7.5 ton, është e ndaluar gjatë fundjavave, në intervalet e mëposhtme: e premte nga ora 15:00 deri në 22:00, e shtunë nga ora 7:00 deri në 12:00 dhe nga ora 18:00 deri në 24:00 dhe e diel nga ora 7:00 deri në 22:00.
Ky regjim i veçantë trafiku vendoset gjatë verës me qëllim që të shmanget mbingarkesa e trafikut në pjesën rrugore që të çon në destinacionin turistik më të vizituar në Republikën e Maqedonisë, të zvogëlohet mbingarkesa në pikat e pagesës dhe në përgjithësi të sigurohet rrjedhë më e shpejtë e automjeteve dhe lëvizje e papenguar e turistëve.
Kufizimi nuk vlen për automjetet që transportojnë kafshë të gjalla, lule, ndihmë humanitare, drithëra dhe kultura të drithërave, si dhe mallra që prishen lehtë.
Aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes Parkut kombëtar të Galiçicës, nga data 17.04.2024 është lëshuar për qarkullim për automjetet deri 3.5 ton.
Comments are closed for this post.