Presidenti Stevo Pendarovski, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së, dje pasdite në Nju Jork e ka dekoruar Organizatën e Kombeve të Bashkuara me Urdhrin e Republikës së Maqedonisë.
Siç kumtoi Kabineti i presidentit, Pendarovski ia dorëzoi dekoratën sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh, cili i jepet për ndihmën dhe mbështetjen e madhe të KB-së gjatë përballjes me pasojat nga tërmeti katastrofik i Shkupit dhe për kontributin e paçmuar në rindërtimin e qyteti të Shkupit, i cili është rritur në një qytet solidariteti dhe një simbol i vërtetë i miqësisë midis kombeve.
Pendarovski realizoi takim edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh, ku u bisedua për aktivitetet e përgjithshme të Republikës së Maqedonisë në kuadër të Kombeve të Bashkuara, si dhe për rolin e organizatës në përballjen me sfidat globale.
Presidenti falënderoi KB-në për angazhimin ndaj vendit tonë dhe shprehu pritjen që bashkëpunimi të vazhdojë me intensitet gjithnjë e më të madh edhe në të ardhmen. Ai theksoi se angazhimi i vazhdueshëm i KB-së në Maqedoninë kontribuon në forcimin e kapaciteteve të vendit në sektorët kyç për zhvillimin e shoqërisë tonë, qëndron në kumtesë.
Në takim u shkëmbyen mendime dhe informacione për rrjedhën e integrimit tonë evropian, për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në rajon, si dhe për agresionin ushtarak rus kundër Ukrainës. Pendarovski theksoi përkushtimin dhe përkushtimin tonë të fuqishëm për forcimin e rolit të KB-së në përballjen me sfidat globale.
Comments are closed for this post.