Gati 16 vjet pasi u bë kancelare e Gjermanisë, shkalla e popullaritetit të Angela Merkelit në pesë shtetet e mëdha të Evropës dhe në ShBA mbetet më e lartë se e çdo lideri tjetër botëror.
Të pyetur nga YouGov nëse kishin mendim të mirë apo jo të mirë për Merkelin, shumica u përgjigjën me verdikt pozitiv në gjashtë shtetet ku u zhvillua sondazhi.
Kancelarja veterane, që ka punuar prej vitit 2005 kur u zgjodh me katër presidentë amerikanë dhe francezë, pesë kryeministra britanikë dhe tetë kryeministra italianë, mori vlerësim +61 në Spanjë, +49 në Francë dhe +30 në Gjermani, raporton Guardian, përcjell Periskopi.
Opinionet në Itali, ShBA dhe Mbretëri të Bashkuar ishin më pak pozitive me +23 në të parën, +17 në të dytën dhe +15 në të tretën.
Vetëm Joe Biden i afrohej për nga popullariteti Merkelit.
Presidenti francez Emmanuel Macron mori vlerësim pozitiv në vetëm dy shtete: Gjermani dhe Spanjë.
Comments are closed for this post.