Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani pas nënshkrimit të Marrëveshjes për ndërtim të dy kilometrave të para të autostradës Shkup-Bllacë u shpreh se me këtë rast bëmë një vendim strategjik që të ndajmë në dy pjesë për shkak se vlerësuam se procedurat janë të ndryshme nëse ndërtohet autostrada me mjete buxhetore apo mjete nga kreditë informon Tetova sot.

“Prandaj dy kilometrat e para i kemi ndajtë jo rastësisht sepse ato ndërtohen vetëm me mjete nga buxheti i Ndërmarrjes për Rrugë Shtetërore dhe për të fituar në kohë që ky proces të jetë i pa kthyeshëm dhe sa më shpejt ne bëmë përgatitjet e projektit ideor,projektit të përgjithshëm dhe tenderimit si dhe të gjitha licencimet e nevojshme nga një numër i madh i institucioneve që sot mbërrimë të nënshkruajmë kontratën”deklaroi Osmani.

Tenderi për autostradën Shkup-Bllacë përfundoi me sukses këtë herë, pasi tre kompani Granit”, “Beton” dhe “ISA 2000” e Bullgarisë, i paraqitën ofertat për të marrë pjesë në këtë procedurë. Aktualisht është duke u përgatitur dokumentacioni i projektit për fazën e dytë të trasesë së gjatë 12.5km. Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë pritet të kushtojë rreth 110 milionë euro. Ajo do të mundësojë lidhjen me autostradën “Arbër Xhaferi”, e cili lidhet me autostradën “Ibrahim Rrugova”, që bashkërisht mundësojnë lidhje rrugore të RMV-së me Shqipërinë dhe Malin e Zi. Faza e parë do të fillojë nga kufiri Bllacë – Hani i Elezit dhe do të jetë e gjatë 2 kilometra. Punimet në terren për këtë fazë do të zgjatin 18 muaj. Faza e dytë – Do të fillojë nga Bllaca deri në Shkup, do të jetë e gjatë 10.5 kilometra. Kjo autostradë do t`i ketë 4 tunele në gjatësi prej 4 kilometra, 8 ura dhe objekte të tjera. Do të jetë në dy drejtime, me nga dy korsi me gjatësi prej 3 metra, dhe një korsi për ndalesë me gjerësi prej 2.5 metra. Punimet për këtë fazë do të zgjatin 36 muaj.

Gjatësia e tërë autostradës do të jetë 12.5 kilometra, do të kushtojë 110 milionë euro, do të ketë 4 tunele, 8 ura, ndërkaq pritet të përfundojë për 54 muaj – 4.5 vjet. U paralajmërua edhe vendosja pikëpagesave rrugore.