“Gjatë javës së kaluar, nga gjashtë janari deri më 12 janar, janë regjistruar 583 persona me grup, që është rritje për gati tre herë krahasuar para një jave kur u regjistruan 207 raste”.

Këtë sot e deklaroi epidemiologia, Gordana Kuzamnovska nga Instituti për Shëndet Publik.

Ajo theksoi se edhe pse është rritur numri i të sëmurëve nga gripi, ky numër nuk kalon aktivitetin sezonal kur mund të thuhet se tashmë ka grip sezonal.

Sipas saj, numri më i madh i të prekurve nga grupi janë në Strumicë ndërsa Dibra edhe pse pak banorë ka pasur 58 raste të grupit. Në sezonin 19/20, numri në total i të prekurve nga gripi është 1.618.