Për shkak të mjegullës sërish janë anuluar disa fluturime dhe aterime në aeroportin e Ohrit “Shën Apostol Pavle”.

Ulja e aeroplanit nga Vjena në orën 07:50 është anuluar. Gjithashtu është anuluar edhe ulja e aeroplanit nga Vjena në orën 08:20. Ndërsa i njëjti është drejtuar për në aeroportin e Shkupit.

Anulime dhe rikahëzime të fluturimeve në aeroportin e Ohrit ka pasur edhe dje dhe pardje.

Nga “TAV Aeroporte” ju bëjnë thirrje udhëtarëve që t’i ndjekin gjitha informacionet që publikohen në faqen e tyre zyrtare në internet.