Asociacioni qytetar për mbrojtje të shoqërisë qytetare “Lidhja ndërkombëtare Shkup” nëpërmjet një njoftimi thonë ndaj, siç thonë ata, spekulimet e pabaza që plasohen në media dhe në rrjete sociale.
Nga kjo organizatë, ku kryetar është i dyshuari i parë për rastin ‘Haraçi”, Bojan Jovanvoski i njohur si ‘Boki 13’, thonë se nuk kanë kryer asgjë ilegale, por se me marrëveshje me dy shoqëri tjera, për herë të parë në shtet kanë krijuar partnerit privat joqeveritar.
Sa i përket honorarit prej 750.000 euro, i cili është bartur në llogarinë e pensionistes Liljana Todorovska, nga kjo organizatë thonë se ajo ka qenë një nga koordinatoret e projektit për shtëpitë e të moshuarve. Për shumën dhe mënyrën se si paratë janë dërguar, sipas tyre, tashmë ka pasur hetim nga Policia Financiare dhe nga Prokuroria Themelore Publike, të cilët, siç thonë nga kjo organizatë “kanë vërtetuar se transaksioni është sipas ligjeve të RMV-së”.
Edhe pse kryetari i tyre është në paraburgim, nga Lidhja ndërkombëtare e përmendin se deri tani “asnjë anëtar i Lidhjes ndërkombëtare apo ndonjë person i ndërlidhur në çfarë do mënyrë me Lidhjen ndërkombëtare nuk është thirrur nga organet hetimore për shkak të punës së tyre ilegale”.
Comments are closed for this post.