Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase thuhet se “LSDM është në rrugë të drejtë të emigrojë edhe 1.000 persona për një ditë në qytete si Dellçeva, Berova, Vinica apo Makedonska Kamenica”.

Sipas OBRM-PDUKM-së, LSDM po shkatërron bujqësinë ndërsa prodhimet e bujqve në vend të tregut, përfundojnë në plehra,

“LSDM është në rrugë të drejtë ta shkatërrojë shëndetësinë. Ministri dhe drejtori i FSSH-së në vend se të punojnë për shëndetësi më të mirë ata punojnë për krimin e Zaevit. Nxënësit edhe pas një muaji nuk kanë libra. Policët janë me uniforma të grisura”, thuhet në njoftimin e LSDMs-së.

Ata shtojnë se LSDM është në rrugë të drejtë për të shkuar në opozitë, dhe për këtë shkak kërkojnë zgjedhje të parakohshme kuvendare./