Ministri i Arsimit Arbër Ademi, sot në konferencë për shtyp tha se në lëndën e muzikës për klasat e pesta, gjashta, shtata, teta dhe të nënta, do të fillojë zbatimi i programit, i cili sipas tij, do tt promovojë multikulturalizëm me njohje dhe respektim të dallimeve.
Sipas kësaj, çdo nxënës do të mësojë për kulturën muzikore dhe traditat për komunitetin që i përket, si dhe do të kenë mundësi të mësojnë për kulturën dhe traditën e qytetarëve të bashkësive tjera.
Programet janë përgatitur nga një grup pune profesionistësh, kështu që këto programe, sipas Ademit, do të lehtësojnë punën e mësimdhënësve dhe të vet nxënësve për të kuptuar më lehtë këtë lëndë.
“Procesi i reformimit, rishikimit dhe modernizimit të programeve arsimore është në rrjedhe e sipër dhe aktivitete zhvillohen në drejtim të mirë, në përputhje me dinamikën e paraparë. Gjatë ditëve të kaluara ka përfunduar njëri nga aktivitete për përmirësimin e programeve mësimore. Janë hartuar programe të reja në lëndën “arsimi muzikor” për klasën e 6.7.8 dhe klasën e nëntë, që tashmë janë miratuar nga MASH-i dhe do të filloj zbatimi i të njëjtave. Përmbajtjet e reja kontribuojnë në njohjen dhe respektimin e divertsitetit”, deklaroi Arbër Ademi.
Comments are closed for this post.