Një hotel në qendër të Shkupit që nga mëngjesi i sotëm është vendosur në karantinë, pasi ka një rast të dyshuar me coronavirus, informon “TV21”.

Kontrolle po bëjnë pjesëtarët e MPB-së së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë.

Janë marr mostrat nga personi i cili është shtetas i huaj me çka do të bëhet testimi nëse presoni është i infektuar me coronavirs.

Ndërsa Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se shtetasit e huaj të izoluar në hotel janë nga Australia dhe Singapori.

“Dy shtetasit e huaj që qëndrojnë në një hotel në qendër të qytetit, një nga Australia dhe tjetri nga Singapori, që mbërritën më 28 shkurt, kanë pasur simptoma të ngjashme me virusin në tre ditët e fundit. Epidemiologët janë në vend, merren mostrat, ne do të raportojmë dhe do të ndërmarrim veprime të përshtatshme brenda 3-4 orëve të ardhshme. Ata do të qëndrojnë tani në dhomën e tyre të hotelit”, deklaroi Filipçe.