Nga data 9 mars, (e hënë) rikthehet në qarkullim treni i udhëtarëve në relacion Shkup-Prishtinë dhe anasjellta raporton TetovaSot.

Kujtojmë se treni i cili bartë udhëtarët nga kryeqendra e Maqedonisë së Veriut në kryeqytetin e Kosovës, u përball me një ndërprerje të qarkullimit nga shkaku i disa problemeve të natyrës teknike, dhe tashmë me tejkalimin e të njejtave, ai sërish vihet në funksion.

Orari i trenave mbetet i njejti si më parë.Nisja nga Shkupi do të jetë në ora 16:10, ndërsa treni pritet të mbërrijë në Prishtinë në ora 19:10.

Për sa i përket relacionit Prishtinë –Shkup, nisja do të bëhet në ora 07:10, ndërsa treni pritet të mbërrijë në Shkup në ora 09:52.

Rivendosja në itinerar të trenit në fjalë, pritet të shtojë dukshëm lëvizjet е udhëtarëve, aq më shumë kur kemi parasyshë nevojat e përditshmërisë që kanë qytetarët, si dhe lidhjet farefisnore të njerëzve në të dyja anët e kufirit.

Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut Transport AD-Shkup