Dieta ketogjenike dhe agjërimi me intervale kohore të caktuara janë dy strategji ushqimi që kanë shumë të përbashkëta. Të dyja nxisin ketonet (molekula që formohen nga acidet yndyrore të mëlçisë) dhe të dyja e nxisin trupin të djegë yndyra. Por, si fillim, çfarë janë dieta keto dhe agjërimi me intervale të caktuara dhe si funksionojnë ato individualisht?

Dieta ketogjnike: Dieta ketogjenike është një regjim ushqimor me pak karbohidrate dhe shumë yndyra. Qëllimi kryesor i kësaj diete është të induktojë ketozën, një gjendje metabolike, në të cilën trupi nuk përdor më glukozën si karburant, por yndyrat. Arsyeja pse trupi djeg yndyra në mungesë të glukozës është nevoja për të siguruar energji për qelizat dhe për të prodhuar ketone për ushqyerjen e trurit. Ketonet janë molekula të tretshme në ujë, të cilat zëvendësojnë glukozën, kur marrja e karbohidrateve është e ulët.Në fakt, dieta ketogjene u konceptua për të ndihmuar fëmijët me epilepsi. Ideja lindi diku në vitin 1920.

Njohuritë bazike mbi agjërimin me interval kohor të caktuar: Agjërimi me interval kohor të caktuar ka të bëjë më shumë me kohën e ushqyerjes, sesa me atë çka hamë. Është një strategji ushqimore e bazuar në interval të caktuara kohore dhe jo në reduktim të kalorive apo të ushqimeve specifike. Gjatë këtij regjimi ushqimor, agjërohet dhe hahet me intervale kohore të caktuara dhe specifike.  I gjithë qëllimi i dietës së agjërimit me intervale është reduktimi i sasisë së ushqimit që marrim në një ditë.

Nga t’ia nisim: Gjatë regjimit të mosngrënies nuk është nevoja për një planifikim paraprak ose për shumë organizim. Ajo çka duhet të bëni është që të mos hani për një periudhë kohe. Intervalet e kohës së ushqimit dhe mosushqimit mund të zgjidhen sipas dëshirës. Rëndësi ka që të merret doza e rekomanduar ditore e makronutrientëve, pra 12-35 % (proteina, karbohidrate, yndyra, fibra dhe ujë) dhe çdo gjë është në rregull. Nëse do të prishni dietën e mosngrënies, kujdesuni që të ushqeheni ngadalë, për të shmangur mbingopjen. Është e rëndësishme të llogarisim sasinë e makroelementeve dhe kaloritë për të marrë vaktet në varësi të saj. Mos mendoni se një filxhan kafe nuk do të prishë mosngrënien. Çdo gjë që përmban kalori, e prish këtë regjim.

MASA TË NEVOJSHME

Shtatzënia: Nëse jeni shtatzënë ose duke dhënë gji, agjërimi me intervale kohore të caktuara nuk bën për ju. Ky lloj regjimi mund të jetë i rrezikshëm për fëmijën.

Diabeti: Nëse jeni diabetikë, duhet të keni kujdes me këtë lloj agjërimi. Kujdesuni që të monitoroni nivelin e glukozës dhe bisedoni me mjekun për rregullimin e ilaçeve. Ndoshta duhet të ndërroni dozat e insulinës, duke parë se agjërimi ndikon fuqishëm në nivelin e glukozës.

PËRFITIMI kryesor i kësaj diete është pa dyshim humbja e peshës. Përfitime të tjera përfshijnë: qartësi mendore, përmirësim energjie, parandalim kanceri, përmirësim i kushteve neurologjike (epilepsi, alzhajmer, migrenë), kontroll i diabetit.