Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka rënë në Shtip, 17 litra për metër katror, ndërsa më së paku në Pretor, Topolçan, Gjurishtë, Demir Kapi dhe Dojran, me nga një litër për metër katror.

Sipas DPHM-së, në Kodrën e Diellit janë matur 12 litra, në Krushevë 9, në Ohër 7, në Zajçev Rid 6, në Manastir 5, në Berovë dhe Mavrovë 4, në Tetovë, Prilep, Kriva Pallankë dhe Pozharanë nga 3 litra si dy litra në Vinicë dhe Dibër.

Sot nga mesdita moti sërish do të jetë i paqëndrueshëm, në disa vende me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.

Lokalisht do të ketë procese më intensive në formë stuhie me reshje më të bollshme shiu në një kohë të shkurtër, erë e fortë dhe kushte për shfaqjen e breshërit.

Temperatura maksimale do të lëvizë nga 25 deri në 32 gradë.

UV indeksi do të jetë = 5.

Moti jostabil pritet të mbaj deri të mërkurën, ndërsa nga e enjtja reshjet do të jenë më të lokalizuara.