Qeveria nuk ka përgjigje konkrete nëse do t’i rrënojë të gjitha ndërtimet pa leje, siç veproi me objektin para QT Mavrovasja. Nga atje për Alsat thonë se për ndërtimet pa leje nuk është diskutuar në seancë qeveritare.
Qëllimi është që me procesin e decentralizimit secila komunë t’i marrë kompetencat në pjesën e tokës ndërtimore dhe ta menaxhojë atë. Komunat janë të detyruara t’i përmbushin detyrimet e tyre ligjore.
Arkitektët thonë se nuk ka vullnet politik për t’u marrë me ndërtimet e paligjshme.
Arkitekti Panovski thotë se objekti përpara Qendrës Tregtare Mavrovasja është shembur me presionin e publikut, i cili reagoi ndaj ndërtimit të paligjshëm të vendosur në rrugën kryesore në qendër të Shkupit. Sipas tij, problemi me rritjen e ndjeshme të numrit të ndërtesave të paligjshme është në ligjin për legalizimin.
“Ndërtimet pa leje për neve arkitektët paraqesin tmerr, së pari sepse nuk mund të supozojmë dhe të planifikojmë një qytet që duhet ta planifikojmë kur të hasim në ndërtime të paligjshme, që nuk duhet të jenë në atë vend. Problem ishte vet- sjellja e të ashtuquajturit Ligj për legalizim. Në këtë mënyrë, u bë një sistem paralel i planifikimit apo një pjese të popullatës i thoni “ndërtoni, bëni çfarë të doni dhe pastaj do ta legalizojmë- deklaroi Martin panovski- Kryetar i Shoqatës së Arkitektëve.
Vitin e kaluar në Maqedoni janë shtuar 866 ndërtesa të paligjshme, ndërsa sipas Entit Shtetëror të Statistikave, vetëm në Shkup janë ndërtuar 153 objekte të paligjshme. Shumica e këtyre ndërtesave janë në Çair, Gjorçe Petrov, Butel, Kisela Vodë dhe Shuto Orizarë. Mbi 50 ndërtesa të ndërtuara në mënyrë të paligjshme vitin e kaluar kanë qenë në Kavadar, Strumicë, Stip, Ohër, Kumanovë.
Ndërtime të Paligjshme
Shkup – 153
Çair- 45
Gjorçe Petrov – 39
Butel – 37
Kisella Vodë – 22
Shuto Orizarë – 10
VIZART – Ndërtime të Paligjshme
Kavadar – 85
Strumicë – 73
Shtip – 64
Ohër – 59
Kumanovë – 53
Strugë – 46
Comments are closed for this post.