Nga “EVN Maqedoni” SHA njoftojnë se këtë fundjavë dhe të hënën për shkak intervenimeve të planifikuara teknike në elektro sistemin e qytetit të Shkupit, pa energji elektrike do të mbeten disa komuna të Shkupit.

Nesër dhe pasnesër, në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 18:00, disa nga përdoruesit, me ndërprerje të herëpashershme afatshkurtra dhe afatgjata të objekteve afariste dhe jotregtare, në zonën industriale “Pintia”, nga OHIS-i deri në hyrje të Draçevës, komuna Kisela Voda.

Të hënën në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 12:00, pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve në fshatin Vollkovë, fshatin Oramn dhe shfrytëzuesit e rrethinës së NN “Granit”.

Në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 13:30 të hënën, pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga Pandil Shishikov, nr 7 (banesa numër 1), komuna e Aerodromit.

Në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 13:00 të hënën pa energji elektrike do të jenë një pjesë shfrytëzuesve të tërë fshatit Osiniçan, komuna e Sopishtes.