“Shqipëria është fqinji ynë, partner rajonal në NATO dhe aleat. Hapja e kësaj Konsullate është edhe një hallkë me vlerë në fotografinë e pasur të mozaikut në marrëdhëniet të shkëlqyera për të cilat kujdesemi tash e një kohë të gjatë. Rruga e bashkëpunimit dhe dialogut dhe mbështetja e ndërsjellë është mënyra e vetme dhe më e mirë për përparimin e të gjithë rajonit”, tha Mucunski.
“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë janë ndërtuar mbi një themel të fortë miqësie dhe bashkëpunimi dhe respekti të ndërsjellë. Ne vlerësojmë lartë progresin e bërë ndër vite dhe mbetemi të përkushtuar për ta çuar edhe më tej këtë marrëdhënie, në të gjitha nivelet. Hapja e kësaj Konsullate që do të shtrihet përtej kufijve të këtij qyteti, duke përfshirë një zonë shumë të madhe, është një hap i natyrshëm drejt rritjes së qasjes, shërbimit dhe ndërlidhjes së komuniteteve shqiptare me shtetin amë”, tha mes tjerash Hasani.
Comments are closed for this post.