Ndërkohë Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, pas situatës siç thekson të ndërlikuar të sigurisë në pjesën jugore dhe qendrore të Izraelit apelon shtetasit tanë, të cilët për momentin ndodhen në Izrael që të respektojnë udhëzimet e autoriteteve të sigurisë së Izraelit.

Në njoftimin e MPJ-së theksohet se sipas informacioneve të Ambasadës sonë në Tel Aviv të Izraelit, shtatë shtetas të Republikës së Maqedonisë ndodhen në qytetin Vietlem, në Bregun Perëndimor, që nuk është i përfshirë nga ngjarjet aktuale.

Për më shumë informacione, në dispozicion është shërbimi SOS i Ministrisë së Punëve të Jashtme si dhe linjat telefonike të Ambasadës në Izrael.