Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski përmes një video theksoi se situata me coronavirusin në vendin tonë është dramatike.

“Situata me infeksionin e Covid-19 po bëhet dramatike. Është e përcaktuar që qeveria nuk ka asnjë plan, asnjë drejtim dhe thënë në gjuhën popullore nuk dinë se ka po shkon. Numri i madh i të infektuarve konfirmon që gjërat po dalin jashtë kontrollit dhe çdo përpjekje për të relativizuar gjërat është e dëmshme dhe një nënvlerësim. Dhe nënvlerësimi i virusit do të thotë që ai do të vazhdojë të përhapet. Ata injoruan secilën nga rekomandimet tona, dhe kjo është arsyeja pse keq po ballafaqohemi me virusin në krahasim me fqinjët”, tha Hristijan Mickoski.

Ai shton se teza që virusi dobësohet në veprimin e saj është e rrezikshme, një tezë e tillë shkencore ende nuk është provuar. Dhe edhe më e rrezikshme është pretendimi se qeveria ka kontroll dhe i njeh grupimet. Numri i infektuar rishtazi nuk e konfirmon këtë. Kjo nuk është një kokëfortësi politike, thekson Mickoski, por një realitet i ashpër që paguhet me jetën e njerëzve.