Sipas rezultateve të anketës më të fundit të realizuar nga instituti prestigjoz amerikan, IRI (International Republican Institute), del se shumica dërmuese e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, nuk janë të kënaqur me sistemin aktual shtetëror. Rreth 62 përqind të qytetarëve të vendit, mendojnë se në kohën e ish Jugosllavisë ka qënë më mirë se tani, përcjell in7.

Në pyetjen se “kur keni pasur jetë më të mirë, sot apo para se të shpërbëhet Jugosllavia”, 62 përqind e qytetarëve mendojnë se më mirë ka qënë para se të shpërbëhet Jugosllavia, ndërsa vetëm 20 përqind mendojnë se sot kanë jetë më të mirë. Nga ana tjetër 18 përqind nuk e dinë ose nuk kanë dashur të pergjigjen për këtë çështje.

Rezultate të ngjashme ka edhe në përgjigjet e qytetarëve të Bosnjës, Sërbisë dhe Malit të Zi, ndërsa absolutisht kundër, janë shprehur qytetarët e Kosovës. Rreth 73 përqind e qytetarëve të Kosovës mendojnë se sot kanë jetesë më të mirë, ndërsa vetëm 19 përqind mendojnë së në ish sistem kanë jetuar më mirë, përcjell in7.

Shumica e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut mendojnë se problemi kryesor në vend është papunësia me 33 përqind dhe standardi i jetës me 24 përqind. Prioritet i qeverisë, sipas shumicës së qytetarëve apo 17 përqind, duhet të jetë zhvillimi i industrisë, ndërsa e dyta në radhë vjen zbutja e papunësisë (14%)./in7.tv/