Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, nga tribuna e sotme në Ohër, në kuadër të aksionit “Kjo është Maqedonia për të gjithë”, tha se i ka ardhur fundi SDS, ndërsa BDI do të shkojë në opozitë.

Ai shtoi se është shumë i lumtur që me një hap, vetëm me një takim u panë fytyrat e vërteta të shumë njerëzve, për të cilat mund të them se ai dhe njerëzit e tij punuan gjatë dhe shumë për t’i nxjerrë në shesh.

Mickoski theksoi se njerëzit nga pushteti u bashkuan në bazë të strategjisë që ai kishte dhe ku me sukses i sulmuan temat që ai i imponoi opinionit.

“Dhe të gjithë një nga një, një tufë e tërë u mblodhën në grackën e strategjisë që kisha unë dhe ku i trajtuan me sukses temat, dhe këtu sot të gjithë po flasim se kur do të jetë BDI në opozitë, dhe qeveria e SDS-së të rrëzohet, tha Mickoski.

Më vjen shumë mirë, tha Mickoski, që sonte kam mundësinë t’ju drejtohem dhe t’ju informoj për këto lajme të rëndësishme që dolën nga takimi i lidershipit, duke përfshirë edhe atë që Dimitar Kovaçevski së shpejti do të largohet.

Kovaçevski së shpejti do të largohet nga karrigia e kryeministrit. Edhe sot po mbledh disa organe dhe organe në parti për të shqyrtuar idetë e mbledhjes së kryesisë që i hodhi poshtë dikur. Por populli thotë më mirë vonë, se sa kurrë”, theksoi Mickoski.