Në periudhën që vijon qytetarët duhet të kenë kujdes, sepse BDI-të sa herë që kapen në vjedhje, vjedhje, grabitje, menjëherë i drejtohen temave kombëtare, pra nacionalizmit dhe shovinizmit. BDI tashmë është në fushatë dhe në periudhën në vijim do të ketë provokime të tilla, thotë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nga Radovishi, ku ishte në terren në kuadër të fushatës “Është e rëndësishme! Ndryshimet varen nga ju”, ndërsa nga ai është kërkuar koment për pretendimet e Ali Ahmetit nga fundjava e kaluar në Sopot të Kumanovës për heqjen e kufijve.

“Sado që ato provokime nacionaliste të jenë më të mëdha, kini parasysh se edhe një herë tender vendoset privatisht dhe qytetarët maqedonas sërish grabiten. Unë do t’ju kujtoj premtimet e Ali Ahmetit dhe ato themelet e gurta, siç është fabrika e makinave elektrike në Tetovë, përveç vrimës dhe barit tanimë më të madh, fjalë për fjalë nuk ndodh asgjë. “Shqiptarët po largohen çdo ditë nga Maqedonia për shkak të politikave të këqija të qeverisë së BDI-së dhe LSDM-së, për faktin që LSDM-ja zgjodhi të jetë e poshtër, këtë populli do ta thotë vetë për disa muaj nga sot”, tha Mickoski.

Mickoski paralajmëroi qytetarët maqedonas që të mos bien dhe të dorëzohen para provokimeve të tilla nacionaliste që vijnë nga BDI dhe Ali Ahmeti dhe se pas disa muajsh nga sot do të vijë qeveria e re e VMRO-DPMNE-së dhe e gjithë kjo bashkë me politikanët që e sfidojnë do të jetë e kaluar dhe përgjegjësia do të pasojë.