Një tip i tillë cikloni është i rëndomtë në dimër e në praneverë të hershme, por shumë i parëndomtë në maj, ka thënë meteorologu Tyler Roys.

Tashmë është dhënë paralajmërimi se edhe në Kosovë do të mund të ketë të reshura të shumëta dhe vërshime, ndërsa me motin ballkanik janë marrë edhe meteorologët amerikanë.

Meteorologët amerikanë shkruanë për stuhinë e madhe pranverore, e cila të dielën dhe të hënën do të përfshijë pjesë të Italisë e të Ballkanit.

Të reshura të shumëta me mundësi vërshimesh do të jenë kërcënimi kryesor, ndërsa dëme mund të shkaktojë edhe era e stuhisë.

Mundësia më e madhe e paraqitjes së vërshimeve ekziston në bregun lindor të Italisë dhe në shpatet perëndimore të Dinarideve, ka deklaruar meteorologu Tyler Roys.

Po ashtu, ekziston mundësia e aktivizimit të shembjeve të dheut në këtë rajon, ka thënë ai.

Sipas fjalëve të tij, një tip i tillë cikloni është i shpeshtë në pjesën dimërore të vitit dhe gjatë pranverës së hershme, por është shumë i prandëomtë në maj.

Portali net.hr shkruan se edhe në modelin ICON mund të vërehen sasi vërtet ekstreme të të reshurave, të cilat parashihen në disa pjesët të Ballkanit. Vetëm në një termin 24 orësh lokalisht mund të bijnë 150 mm shiu, e disa madje edhe më shumë!

Pas ftohjes, në pjesët e larta mund të pritet edhe borë, ndërsa temperatura e ajrit mund të zbresë për më shumë se 10 °C, shkruan net.hr.