Përfaqësuesja e Argjentinës ka gjetur golin e parë në ndeshjen ndaj Australisë në kuadër të 1/8-tës në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Është kapiteni i ekipit, Lionel Messi, i cili ka shënuar për epërsinë e Argjentinës 1-0.

Goli i sulmuesit të kompletuar erdhi në minutën e 35-të të ndeshjes.

MESSI!!!

— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) December 3, 2022

Ky gol erdhi pas një asistimit të lehtë nga Nicolas Otamendi.

Me këtë gol, Messi shkon në kuotën e nëntë golave në Kampionate Botërore dhe i treti këtë edicion. /Telegrafi/

🗣️𝐆⚽𝐋 𝐃𝐄 𝐀𝐑𝐆𝐄𝐍𝐓𝐈𝐍𝐀‼️
👤 Lionel Messi ⏱️35′
🇦🇷 Argentina 1️⃣🆚0️⃣ Australia 🇦🇺#Qatar2022 #ARGAUS pic.twitter.com/93KO2reyc4

— El Forastero (@ElForadeportivo) December 3, 2022