Grupi punues që duhet ta përpunojë Konceptin për arsim inkluziv, i cili ka dalë nga Ligji i ri për arsim fillor, sot e mbajti takimin e parë punues. Në të morën pjesë edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe përfaqësuesja e Zyrës së UNICESF-it në vend, Patricia di Xhovani, të cilët e potencuan rëndësinë e Inkluzivitetit.

Koncepti duhet të jetë udhëzim për të gjitha fazat nga zbatimin i arsimit inkluziv në vend dhe të përgjigjet në të gjitha paqartësitë, për të cilat do të diskutohet.

Ligji për arsim fillor të cilin Kuvendi e votoi në korrik parashikon që nxënësit me nevoja të veçanta të kyçen në arsimin e rregullt dhe nga viti arsimor 2022-2023 shkollat e veçanta më të mos regjistrojnë nxënës. Ato do të shndërrohen në shkolla fillore me qendra resurse, të cilat do të ndihmojnë për zbatimin e inkluzivitetit të plotë në shkollat e rregullta.

“Mendoj se kemi bërë hap inkurajues përpara me miratimin e Ligjit për arsim fillor, i cili tani duhet të implementohet në mënyrë konsekuente dhe për këtë është ky seminar. Duhet të zhvillojmë koncept për arsim inkluziv në të cilin tekstualisht çdo fëmijë do të ketë përfitim nga vendimi ligjor”, deklaroi ministri Ademi para fillimit të takimit të grupit punues.

Përfaqësuesja e UNICEF-it, Di Xhovani theksoi se bëhet fjalë për segment të rëndësishëm, duhet të fillojë të zbatohet ligji i miratuar, i cili siç tha, është kthesë në historinë e vendit tonë.

“Ajo që duhet të bëhet tani është që bindemi se çdo fëmijë do të duhet të ketë dobi nga ky ligj i sapomiratuar. I inkurajojmë të gjithë pjesëmarrësit të mendojnë në cilën mënyrë të gjithë fëmijët në Maqedoninë e Veriut do të mund të kenë beneficion nga realizimi i këtij ligji”, shtoi përfaqësuesja e UNICEF-it.

Në takimin punues morën pjesë përfaqësues nga MASH-i dhe Byroja për zhvillim të arsimit, nga fakultetet për arsimtarë, përfshirë edhe nga institutet për pedagogji, psikologji, edukim special dhe rehabilitim, përfaqësues nga sektori i OJQ-ve, arsimtarë nga shkollat fillore, drejtorë të shkollave speciale, si dhe prindër të fëmijëve me nevoja të veçanta.

Ekspertët e arsimit pajtohet se pas kësaj risie të madh kanë pasur reagime dhe dyshime se kjo mund të funksionojë, por thonë se inkluzioni nuk do të ndodh asnjëherë nëse ndonjëherë nuk fillohet të punohet rreth kësaj çështje.