Çerdhet, shkollat fillore dhe të mesme si dhe të gjitha institucionet e larta arsimore do të mbyllen në 14 ditët e ardhshme si masë parandaluese të coronavirusit.

Ky është konkludimi i mbledhjes së sotme të Komisioni për Sëmundje Infektive ku pikë të vetme kishte gjendjen e Covid -19 dhe masat për parandalim dhe kujdes.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme më herët rekomandoi që të mos udhëtohet në gjithë Italinë dhe jo në pjesën veriore të këtij shteti dhe se shtetasit e Maqedonisë që ndodhen atje të rrisin masat e kujdesit dhe të ndjekin mediat lokale dhe udhëzimet e autoriteteve lokale.

Ndryshe, momentalisht në Maqedoni shtatë persona të infektuar me coronavirus dhe mbi 190 persona të tjerë ndodhen në izolim shtëpiak për shkak të kontaktit me të infektuarit.