Ministria e Shëndetësisë informon se interesi për vaksinim është në rritje dhe se deri më tani numri i personave që kanë shprehur dëshirën për vaksinim përmes platformës në internet vakcinacija.mk është 376.793 qytetarë.

“Në pikat e vaksinimit në vend që nga dje, janë vaksinuar gjithsej 186,146 qytetarë. Dje dozën e parë të vaksinës kanë marrë 10.179 qytetarë, ndërsa dje u aplikuan gjithsej 12.352 doza të vaksinës.

Gjithsej 219.977 doza të vaksinave janë aplikuar në vend dhe 33.831 qytetarë janë rivaksinuar. Sipas shifrave të fundit, 43% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine dhe 33% e popullsisë mbi 65 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine.

Vaksinimi kryhet në përputhje me planin kombëtar të imunizimit. Të rriturit, qytetarët të cilët kanë shprehur interes për vaksinim në faqen e internetit vakcinacija.mk janë vaksinuar, ndërsa personat e punësuar në infrastrukturë kritike gjithashtu janë vaksinuar”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.