Siç njoftojnë nga policia, 45 vjeçari punonjës në Ndërmarrjen Komunale është lënduar gjatë ditës së djeshme në vendin e punës në deponinë Drislla.

“Më 10.05.2021 në ora 11:45 është denoncuar se në Drislla B.L (45) nga fshati Morani, derisa ka kryer detyrat e punës si punonjës në Ndërmarrjen Publike Komunale, ka marrë lëndime të rënda trupore që janë konstatuar edhe në spitalin “Nëna Terezë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e SPB Shkup ka dalë në vendngjarje për të marrë më shumë detaje.