Sipas 24info, dy persona janë vrarë në Butel të Shkupit, ndërsa një tjetër është plagosur.

Më herët u njoftua se është qëlluar për vdekje K.I nga Shkupi, ndërsa dy persona tjerë ishin plagosur, ndërsa sipas informatave të fundit edhe njëri nga të plagosurit mund të mos i ketë bërë ballë plagëve. Gjithsesi këto janë ende informata jozyrtare.

Vrasja ndodhi në afërsi të restorantit “Sulltan”. Forca të shumta policore janë në terren.