Nuk është publikuar akoma përmbajtja e nismës për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit të dorëzuar nga vetë kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi. Siç sqaruan shkurt në një komunikatë një ditë më parë nga Kuvendi

“Ndryshimet e propozuara janë pikërisht në drejtim të arritjes së këtij qëllimi, respektivisht, punës së papenguar të Kuvendit, me mundësimin e punës në largësi, gjegjësisht punës elektronike të deputetëve me prezencë elektronike në seancat e Kuvendit dhe trupave punues, a në të njëjtën kohë mundësimin e realizimit të funksionit përfaqësues.”

Pritet që ndryshimet të jenë në drejtim të asaj që është paralajmëruar, gjegjësisht vetëm deputetët e infektuar dhe të tjerët që kanë vendim për izolim, të mund të votojnë “online”.

Në një prononcim për agjencinë e lajmeve MIA, kryeparlamentari ka deklaruar se ka kontakte joformale me deputetët dhe do të presë që ata të prononcohen formalisht që më pas ta vendosë nismën në rend dite.