Me zhvillimin e sfidave të çerekfinales, janë mësuar emrat e skuadrave, të cilat kanë siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë.
Në përballjen e madhe në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, skuadra e Vardarit mundi Sileksin me 1-0, falë golit të shënuar nga Dongmo.
Ndërkohë, Kehinde ishte autor i golit të vetëm, me të cilën Struga Trim Lum kaloi në gjysmëfinale, duke eliminuar skuadrën e Gostivarit.
Me të njëjtin rezultat, Shkëndija mundi Detonitin në transfertë, falë golit të Shalës, ndërsa nuk kishte fitues në kohën e rregullt në takimin mes Brerës dhe Arsimit (1-1), ku vendosën penalltitë. Më preciz nga pika e bardhë ishin vendasit, të cilët siguruan kualifikimin në gjysmëfinale
Kupa e Maqedonisë – 1/8 e finales
STRUGA TRIM LUM 1-0 Gostivari
VARDARI 1-0 Sileksi
BRERA STRUMICË 1-1 Arsimi (5-4 penalti)
Detoniot 0-1 SHKËNDIJA
Comments are closed for this post.