Komisioni për parandalim e korrupsionit, ashtu siç paralajmëruan më herët, në uebfaqen e tyre publikuan regjistrimin e veturave zyrtare të organeve shtetërore, shërbimeve, ndërmarrjeve dhe komunave të cilat nuk guxojnë të keqpërdoren gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale më 21 prill dhe më 5 maj, përcjellë Zhurnal.

Në këtë bazë ka të dhëena për llojin e veturave, në pronësi të kujt janë, kur janë prodhuar dhe çfarë numri të targave kanë.

Anëtarët e Antikorupsionit nuk kanë të drejtë të dalin në terren dhe të hetojnë nëpër mitingje, por për këtë shkak çdo qytetar mund të paraqet parregullësi, ndërsa paraqitja është publikuar në uebfaqën e Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit. Keqpërdorimet si përshembull me vetura zyrtare, mund të dokumentohen edhe me fotografi.

Kryetarja e këtij komisioni, Biljana Ivanovska, thotë se deri tani nuk janë hapur lëndë lidhur me zgjedhjet, por se të gjitha informatat arrijnë tek ta./Zhurnal.mk