Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ministrin e Drejtësisë i Republikës së Shqipërisë, Ulsi Manja, i cili është në vend në suazat e Forumit ministror BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, në kuadër të kryesimit të Mbretërisë së Spanjës me Këshillin e Bashkimit Evropian, i cili mbahet në dhomën tonë ligjvënëse.
Kryetari Xhaferi u ndal edhe në efektet pozitive të nismës rajonale Ballkani i Hapur, ku bashkë me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Serbisë hapen mundësi për ndërlidhje dhe bashkëpunim rajonal dhe kjo gjithsesi paraqet një tregues për përparimin e vendeve të rajonit kah evropeizmi i tyre dhe hapja e rrugës drejt anëtarësimit në BE.
Ministri i Drejtësisë i Republikës së Shqipërisë, Ulsi Manja, shprehu kënaqësi dhe mirënjohje për mundësinë për takim me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Xhaferi dhe shfaqi interes për proceset aktuale që zhvillohen në Kuvend, sidomos për rrjedhën e shqyrtimit të Propozim Rregullores që është propozim i Kryetarit Xhaferi, mirëpo me një kontribut shumëvjeçar konstruktiv dhe konsensual të gjithë përfaqësuesve politikë parlamentarë.
Në fund, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se vetëm me bashkëpunim intensiv politik dhe të fqinjësisë së mirë edhe në periudhën e ardhshme mundemi si rajon të shpresojmë për një përparim dhe zhvillim të vërtetë.
E premte 27 tetor 2023
Comments are closed for this post.