Kostoja e jetesës në maj të këtij viti krahasuar me muajin paraprak është rritur për dy, kurse çmimet e shitjes me pakicë për 1.5 për qind. Krahasuar me majin e vitit të kaluar, kostoja e jetesës është më e lartë për 11.9 për qind, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë për 12.1 për qind.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, rritje e indekseve të kostos së jetesës në maj 2022, krahasuar me një muaj më parë, është shënuar te vaji 6,7 për qind, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe produktet e ëmbëlsirave me 6.2 për qind, qumështi për 5.4 për qind, bukë dhe drithëra me 3.7 për qind, kafe, çaj, kakao me 3.1 për qind, djathë dhe gjizë me 2.9 për qind, ujë mineral, pije të gazuara, lëngje frutash dhe perimesh me 2.7 për qind, fruta të freskëta dhe të ftohta me 2.6 për qind, mish me 2.5 për qind, peshk dhe ushqim deti me 2.3 për qind, perime të freskëta dhe të ftohta, përveç patateve dhe kulturave të tjera rrënjë me 1.6 për qind, ushqime të paspecifikuara apo të përfshira diku tjetër për 1.1, birrë për 1, pije alkoolike për 0.5 dhe verë për 0.3 për qind.

Në maj gjithashtu u rrit indekset e kostos së jetesës për produktet e tjera mjekësore me 19 për qind, shërbimet e akomodimit me 7.5 për qind, karburantet dhe lubrifikantët për automjetet e veta me 7.4 për qind, bizhuteritë, orët dhe orë mbajtëset për 7, karburantet e lëngëta për amvisëri me 5,8 për qind, shërbimet shtëpiake me 5.7 për qind, aranzhimet e udhëtimit me 4.3 për qind, këpucët me 3.3 për qind./