Në 1.160 vendvotime, të zgjedhura sipas një shembulli të rastësishëm dhe
reprezentativ, do të vendosen po aq vëzhgues, me çka do të mbulohen 33% të numrit total
të vendvotimeve të Republikës së Maqedonisë.
Sipas të dhënave të fituara nga PVT programi, dalja e votuesve është 41,67% me margjinë
të gabimit prej +/- 0,5%. Përqindja e fletëvotimeve të pavlefshme është 4,33%.
Nga fletëvotimet e vlefshme, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale me
margjinë të gabimit prej +/- 0,5% janë të fituara rezultatet në vijim:
- Blerim Reka – 10,98%
- Gordana Siljanovska-Davkova – 44,32%
- Stevo Pendarovski – 44,7%
VËREJTJE: Duke e pasur parasysh faktin se rezultatet për dy kandidatët e parë janë
në margjinën e gabimit, THEKSOJMË që rezultatet zyrtare mund të kenë ndryshim
të radhitjes së dy kandidatëve të parë sipas votave të fituara.
Vlerësimin preliminar për zgjedhjet e realizuara Asociacioni qytetar MOST do ta kumtojë në
konferencën për shtyp që do të mbahet gjatë ditës së nesërme.
Comments are closed for this post.