Kryeministri i vendit dhe kryetar i LSDM-së Zoran Zaev, në konferencë për shtyp, tha se kandidati i tyre për kryetar shteti ka arritur fitore në rrethin e parë.

Ai u shpreh i bindur se fitorja do të konfirmohet edhe në rrethin e dytë, ndërsa ftoi qytetarët që kanë mbështetur Blerim Rekën dhe qytetarët e pavendosur që të sillen me përgjegjësi më 5 maj.

“Mbi 4300 vota dallim, fitore e Stevo Pendarovskit. Dua të ju uroj për zgjedhje korrekte dhe evropiane. Me këto zgjedhje do të rrethojmë edhe një hap drejt BE-së. Urime Pendarovski, bashkëpunëtor për fitoren korrekten. Votat janë të rëndësishme për të parë nëse do të shkojmë përpara”.

“Koncepti jonë është prosperues, kurse koncepti tjetër është destruktiv. Fitorja është tek ecja drejt BE-së. Në rrethin e dytë do të rritet fitorja e Pendarovskit. Qytetarët e njohën dallimin. Pres që votuesit e Blerim Rekës të mbështetin Stevo Pendarovskit. Maqedonia e Veriut ec në rrugë të drejtë”, tha mes tjerash Zaev.

Theksojmë që përveç Pendarovskit dhe Zaevit, votat e qytetarëve që votuan Blerim Rekën ka kërkuar edhe kandidatja Gordana Siljanovska.